ARDHMËRIA E SUKSESSHME

ARDHMËRIA E SUKSESSHME

Duke përdorur mjetet e mjekësisë bashkëkohore, si p.sh. preparatet e veçanta, preparatet e zërimit, mund të shihet (kuptohet) shtatzënia e hershme, pa i përdorur preparatet e rëndomta, të cilat konstatojnë embrionin e zhvilluar jonormalisht, p.sh. femra e pakrah, pa kokë apo pa një pjesë tjetër të trupit.

Pyetja është: A lejohet që mjeku të bëjë abortimin për të mëshiruar, për të siguruar shoqëri të ardhshme të shëndoshë, e jo me të meta?

Përgjigjja: Në lidhje me këtë çështje, i nderuari Shejh Shaëraviju thotë: Ai i cili tenton të rregullojë një mjet vet mjeti është i rregulluar edhe vet është ai i cili çka ka në dorë e shkatërron në vend se të rregullohet vetë. Mjeti nuk është në dorën e tij, ai ka për qëllim paaftësinë në të, që do të thotë: Ai i cili dëshiron të krijojë njeri të verbër, ai ka pasur dëshirë dhe qëllim që ashtu të krijohet, njësoj edhe i pakrahu, edhe i pakëmbi, ashtu ka dashur vet krijuesi i tyre. Kjo nga shkaku se në këto çështje Krijuesi dëshiron t’ua tërheqë vërejtjen të tjerëve!!!

Kam thënë edhe më parë se: Ti nuk e di vlerën e shikimit dhe të begative të tjera që Allahu t’i ka dhënë dhe përderisa nuk e sheh të verbrin, ti nuk e falënderon Allahun; apo, me fjalë të tjera, nuk kujton të mirën e Allahut për këmbët e tua, derisa nuk sheh njeri të çalë.

Ndoshta për këto çështje i ka krijuar Krijuesi. Ti thua se janë të zymta (jo të përkryera); është e vërtetë se janë të zymta, por është zymtësi e përkohshme, ndërsa tërësia është përsosmëri, ashtu që të gjithë njerëzit të përqendrohen dhe t’i kuptojnë të mirat e Allahut. Ndërkaq, çështja që ti thua se do të jetë me të meta, kjo mund të thuhet vetëm për çështjet të cilat i thua ti, p.sh. Nëse ti prodhon dritare, por dritarja nuk ishte e përforcuar,  ti mund ta përforcosh, por sa i përket Allahut, Allahu është më i lartë se ti. Ai ashtu e ka krijuar, e ti mos thuaj: Kjo është me të meta. Mos shiko sipërfaqësisht dhe me mendjelehtësi. Ti nuk mund të dish urtësinë e krijimit të kësaj bote. Për ta sqaruar më mirë, themi: Njerëzit me aftësi të kufizuara janë shumicë apo pakicë? Natyrisht se ata janë pakicë!! Ata janë mjet i sqarimit të gjithësisë!! Parashtrohet pyetja: Pse? Për atë se Allahu dëshiron t’ia tërheqë vërejtjen njeriut për ato begati, e pastaj, prej mendjes së njeriut rezulton se ato janë çështje automatikisht të kategorizuara. Kjo do të thotë se mashkulli dhe femra i bashkojnë vezoret e mashkullorët e tyre dhe kështu merr fund. Ne themi: Jo. Aty ka fuqi edhe më të lartë se kjo! Argument për këtë kemi se të gjitha elementet janë të gatshme, të njëjta, mirëpo më vonë shohim se një njeri është në këtë formë, e një tjetër në formë tjetër? Shkolla Gjermane e lashtë, e quajtur shkolla Xhibil dhe shkolla Bahter kanë thënë: Paaftësitë (njerëzit me aftësi të kufizuara) në gjithësi janë argument se nuk ka Zot, i cili paraqitet me urtësitë e tij, me përsosmëri të tij. Ndërsa shkolla bashkëkohore, e cila është trashëgimtare e shkollës së mëhershme thotë: Paaftësia në gjithësi është argument se ligjet janë ata, të cilët mbizotërojnë gjithësinë, se përndryshe edhe nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër, ligjet në natyrë do të kishin qenë të çrregulluara dhe do t’kishte qenë gjithësia kaos.

E para: Çrregullimi (disharmonia) është argument i mohimit të Zotit. E dyta: Rregullsia (harmonia) është argument i mohimit të Zotit.

Që të dy shkollave u themi: Ju jeni të palogjikshëm. Nëse ka të meta, parregullsi, atëherë ky është argument se ka fuqi edhe më të madhe se ato ligje. Për këtë arsye, edhe ligjet mund të ndryshojnë. Ky argument veç është evident, ekziston, por është evident vetëm në disa njësi, pra është i pjesshëm. Nëse ka harmoni e rregullsi, po ashtu edhe harmonia, edhe rregullsia ekzistojnë, mirëpo ekzistojnë në çështjet kryesore. Nuk ka parregullsi dhe të meta ne thelb të çështjes, sepse parregullsia dhe disharmonia në thelb e shkatërron gjithësinë në tërësi. Për këtë arsye, ne nuk mund të shohim disharmoni në qiell, në tokë, në planete etj. Mirëpo, e meta ekziston në individ. Nëse një njësi apo individ ka të meta, njësia apo individi tjetër nuk ka të meta!! Për këtë arsye, themi: O ju, të cilët dëshironi të meta, paaftësi, ky është argument se ekziston një fuqi më e madhe se ato ligje. Kjo veç është evidente, mirëpo vetëm në njësi, pjesërisht. E, ju që dëshironi harmoni stabile, edhe kjo është evidente, mirëpo vetëm në çështjet e përgjithshme, i cili, po ashtu, është argument i urtësisë së Krijuesit. Përderisa një mendim shkon në drejtim të çrregullsisë dhe disharmonisë, ndërsa mendimi tjetër shkon në drejtim të rregullsisë dhe harmonisë, ne u themi se që të dyja janë evidente. Mirëpo, në vend se të ekzistojë disharmonia në ligjin e përgjithshëm, e që gjithësia të çrregullohet në tërësi, çrregullsia ekziston vetëm në disa pjesë dhe pjesërisht. Atyre, të cilët dëshirojnë dhe pyesin për abortin apo heqjen e një shpirti, u themi: Në vend se të bëhet abortimi, apo heqja e shpirtit, arritje shkencore e mjekësisë do të ishte që ta shëndoshë dhe ta rregullojë para se të lindë i paaftë, ndërsa mbytja është proces negativ, e ti nuk ke bërë asgjë!! Ai i cili dëshiron që ta mbytë të paaftin, ai nuk e ka kuptuar urtësinë e ekzistencës. Natyrshmëri jonë është që nëse dëshirojmë t’ia ushtrojmë apo trajnojmë një pjesë shoqërisë për diçka, atëherë p.sh. trëndafilin e këpusim, e pastaj ua shpjegojmë dhe ua sqarojmë.

Përfundim i kësaj është që ai i cili dëshiron të arrijë rezultate shkencore për krijesën njeri, jo ta mbytë këtë, por të hulumtojë si ta pengojë shtrembërimin, të metën dhe dobësinë e embrionit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s