Si të jetë ëndrra fitne për njerëzit? A është ky argument se israja ka qenë ëndërr?

Si të jetë ëndrra fitne për njerëzit? A është ky argument se israja ka qenë ëndërr?

Përgjigjja: Kjo patjetër duhet të interpretohet si shikim praktik. Pra, nuk është kurrfarë pengese, që i dërguari i Allahut s.a.v.s. ta ketë parë ISRANË (udhëtim natën) në ëndërr, e pastaj ta kishte bërë atë udhëtim zgjuar në praktikë (realitet), ashtu siç e tregon Zoti i Lartmadhëruar në disa sure të tjera.

Zoti i Lartmadhëruar ia ka bërë ëndrrën realitet të dërguarit të tij dhe ju me siguri do të hyni ne Meshidul Haram. Pra, e ka parë në ëndërr, e pastaj ëndrra i është bërë realitet. Çfarë pengese ka këtu, nëse Zoti i Lartmadhëruar ia ka vulosur në shpirt atij që, në rend të parë, t’i shohë në ëndërr ato ngjarje, e ato ngjarje pastaj janë bërë realitet, siç është hyrja në Mesxhid Haram, shkurtimi i flokëve, qethja e shokëve në haxh dhe të gjitha i ka parë zgjuar? Pra, kurrfarë pengese nuk ka që i dërguari i Allahut s.a.v.s. në rend të parë, Isranë e ka parë në ëndërr, e pastaj ajo ëndërr, të cilën e ka parë me shpirt, është bërë realitet.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s