MREKULLIA E KRIJIMIT

MREKULLIA E KRIJIMIT

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu është sunduesi i qiejve dhe i tokës, Krijon çka të dojë, kujt të dojë i jep (fëmijë) vajza dhe kujt të dojë i jep (fëmijë) djem, ose u jep (fëmijë) djem e vajza. E , po ashtu, cilin do e bën shterpë.”

Cila është urtësia e cila rezulton nga ky ajet dhe cili është garantuesi absolut, pra kam për qëllim garantues i çështjeve, të cilat i tregon ky ajet?

Përgjigjja: Nëse e parashtrojmë në tavolinë çështjen e krijimit të njeriut në Kur’an, shohim se ne jemi të krijuar prej Ademit. Allahu prej tij ka krijuar bashkëshorten e tij. Ja, shiko: bashkëshortja e tij a është krijuar prej tij apo prej llojit (prej elementeve), siç e ka krijuar atë, pastaj shohim se njerëzit, për nga krijimi, janë të krijuar në katër mënyra: njëri as prej nënës e as prej babait, tjetri vetëm prej babait, një tjetër vetëm prej nënës (e nderuara Merjeme) dhe prej nënës e babait të gjithë njerëzit tjerë. Mirëpo, ka baba dhe nënë (çift bashkëshortor), të cilët nuk kanë fëmijë. Pra, nuk mund të thuhet absolutisht se çdo njeri duhet patjetër të jetë i krijuar vetëm prej nënës dhe prej babait. Zoti ka krijuar atë, i cili nuk ka as nënë e as baba, ka krijuar vetëm prej babait dhe ka krijuar vetëm prej nënës. Por, mund të jetë edhe nëna edhe babai, por Allahu nuk ka dëshiruar që të kenë fëmijë ata dy, edhe pse ata i kanë të plotësuara të gjitha kushtet që të kenë fëmijë. Pra, këtu është pika kulminante e fuqisë absolute të Allahut, kur të gjitha ligjet paralelizohen pranë tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s