ARMA E KARAKTERIT (MORALIT)
–
Pyetje: A është në kundërshtim mendimi i perëndimit bashkëkohor, i cili dëshiron që edukatën fetare ta zëvendësojë me karakterin njerëzor? Pra, atë që feja kërkon prej njeriut, të jetë i devotshëm si fuqi apo forcë, që njeriun e largon prej të keqes, humanitetin mendojnë që ta zëvendësojnë me karakterin njerëzore pra në moral njerëzor.
Përgjigjja: Çfarë kuptim ka fjala “karakter’’? Çka është karakteri, karakteri i kujt? Karakteri im, karakteri i këtij, apo i atij. Çdonjëri është në gjendje të zbukurojë një çështje që e dëshiron, e pas kësaj zgjohet karakteri e tij, pasi që tërë botën e ka stërmbushur me të keqe. Karakteri nuk zgjohet përderisa njeri nuk punon keq!! Mirëpo, atë që dëshiroj unë, është që të vendosi një mur (pengesë) në mes të njeriut dhe të keqes. E këtu, mos e thuaj fjalën karakter.
Pra, do të kishte qenë më mirë sikur të parashtrohet pyetja se çfarë kuptimi ka fjala karakter në islam. Karakteri është veprim në mes teje dhe vetes tënde, i cili të ndalon dhe të paralajmëron, e jo të të pengojë nga jashtë, pra, ndjenjë fetare, të cilën ne e quajmë karakter, që më mbron nga çështjet, në të cilat shoqëria nuk mund të më mbrojë. Sikurse civilizimi perëndimor kapitalist ne do të kishim pasur këtë bashkëpunim me fenë e tyre nuk do të kishim mundur për këtë ide. Pra, përderisa fëmija ende nuk ka karakter (deri sa të rritet). Fëmijën, të cilit dëshirojmë t’ia forcojmë. Veprimet për të cilët shoqëria është pajtuar se janë të këqija. Ku ka qenë karakteri p.sh i vajzave, të cilat e shesin nderin e tyre? Ku ka qenë dhe ku është karakteri i tyre? Ku është karakteri i çështjeve, të cilat rrezikojnë sigurinë shtetërore?
Themi se po të kishte pasur më të vërtetë karakter dhe ai karakter të qëndronte në mes të njeriut dhe të keqes, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë që të ketë gjykata. Ka qenë dashur të mos ekzistojnë gjykatat, bile edhe ligjet. Mirëpo, e vërteta është se ju keni qenë të detyruar të themeloni gjykata, të vendosni ligje, sepse ju nuk keni siguri në karakterin tuaj, bile edhe në këtë çështje!! Të parashtrojmë një pyetje: sikur te ju të kishte diçka nga feja? Nuk ka dyshim se feja jo në islam apo në shtetet islame është vetëm fe politike. Nuk është fe, e cila udhëheq apo ngarkon njeriun me obligime, që të jetë me karakter, që t’ia zgjojë karakterin, i cili zë vendin në mes tij dhe të keqes, të cilën e vepron. Në islam karakteri është çështje të cilën e ndërton Allahu, e nuk e ndërton teknologjia.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”