LEJOHET  SHFRYTËZIMI I  MJETEVE  TEKNOLOGJIKE

LEJOHET  SHFRYTËZIMI I  MJETEVE  TEKNOLOGJIKE

Pyetje: Shfrytëzimi i mjeteve bashkëkohore teknologjike, si telefoni, televizori, pastaj aeroplani e raketat, zhvillimi teknologjik e mjetet tjera komode për njeriun, a janë  haram apo hallall? Këto mjete a duhet t’i konsiderojë muslimani begati, me të cilat Allahu ka dëshiruar t’i begatojë, apo begati me të cilat Allahu dëshiron t’i dënojë në këtë botë, e pastaj t’i marrë në përgjegjësi nesër, në ditën e kiametit, posaçërisht, pasi që ato janë prodhim i perëndimit, të cilat laicizmi materialist i ka program? Kjo është çështje, e cila na ka vënë në sprovë i nderuari ynë.

Përgjigje: Zhvillimi nuk ka të bëjë me teknologjinë. Nuk duhet ngatërruar mjetet teknologjike me zhvillimin. Ç’është zhvillimi? Këtu p.sh. ka mjete, të cilat i shfrytëzojmë, telefonin, të cilin e shfrytëzojmë, televizorin, aeroplanët, raketat të cilat i shfrytëzojmë, Pra, mjetet në vetvete, nuk quhen zhvillim. Por, shfrytëzimi i mjetit është ai i cili ka rezultuar prej zhvillimit. Për këtë arsye nuk duhet t’i përziejmë çështjet materiale me zhvillimin. Islami nuk refuzon çfarëdo zhvillimi material e teknologjik përderisa janë në shërbim të zhvillimit. Ti e dëshiron telefonin, por shfrytëzimi i telefonit a mos e cenon zhvillimin? Normalisht se nuk e cenon zhvillimin. Ne këtu po flasim për çështjen materiale. Mirëpo, për çka po përdoret telefoni? Në të kaluarën kam luftuar me shpatë, ndërsa sot luftoj me raketa. Mjeti është mjet. Mirëpo për çka po e shfrytëzoj? Zhvillimi nuk ka të bëjë me mjetin, por ka të bëjë me shfrytëzimin e mjetit. Nuk thuhet ky mjet është hallall, e ky haram. Mirëpo, pyetja bëhet: Për çka e ke shfrytëzuar këtë mjet.

Pra, zhvillimi nuk ka të bëjë me teknologjinë. Teknologji quhen çështjet, të cilat i ofrojnë mundësi jetës që të jetë sa më komode, sa më e lehtë dhe sa më shpejtë të arrihet te përfitimi; mirëpo, cilat janë mënyrat e jetesës? Këtë duhet ta hulumtojmë: ky zhvillim sjell zhvillim apo jo? Nëse e kanë prodhuar mizorët dhe kriminelët, kjo është mirë dhe e dobishme. Shfrytëzoje TV-në në edukimin e fëmijëve tu dhe zhvilloj në bazë të aftësive të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e dobishme. Por, nëse e shfrytëzoj TV-në që nëpërmes saj në shtëpinë time të depërtojë devijimi, gjërat e degjenerimit dhe lakuriqësia, kjo është sherr-keq.

Pra, televizioni nuk është “zhvillimi’’ në vetvete, por është zhvillimi në bazë të asaj se si e shfrytëzon ti. Thika; a mos thuhet se thika është zhvillim apo jozhvillim. Jo. Por, thika cilësohet në bazë të asaj për çka e përdorim. Nëse përdoret për atë që është hallall e lejuar, është mirë dhe e dobishme, por nëse përdoret për atë që është haram e ndaluar, është e dëmshme.

Pra, nuk lejohet që të themi: Teknologjia është zhvillimi perëndimor, por duhet të themi: teknologjia e këtyre mjeteve, mjete të cilat i sigurojnë njeriut zhvillim të shpejtë, nuk e lodhin, i sjellin njeriut të mira shumë shpejt dhe me lehtësi. Mos thuaj: Këto janë zhvillim. Por, zhvillim është në shpenzimin e këtyre mjeteve. Ky është zhvillimi (modernizmi)!!

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s