Imam Ahmedi

Imam Ahmedi

Një herë imam Ahmedi kishte udhëtuar për kërkim të diturisë.

Gjatë udhëtimit vendosi që pasi të falte jacinë të qëndronte në xhami.

Nga lodhja e madhe që kishte imam Ahmedin e kaploi gjumi.

Mirëmbajtësi i xhamisë po sa e vërejti, e tërhoqi për këmbësh zvarrë jashtë xhamisë.

Aty pranë ishte një furrtar.

Furrtari kur e shikoi i erdhi keq për gjendjen e imam Ahmedit dhe e mori ta strehonte.

Kur filloi ai furrtari që t’i ndante bukët,

imam Ahmedi e vërejti atë se gjatë punës së tij kurrë nuk pushonte nga të kënduarit “istigfar”.

Imam Ahmedi e pyeti:

– Unë po të shoh se shumë po bën istigfar,

pa më thuaj, a ke gjetur ndonjë dobi nga istigfari?

E furrtari i thotë:

– Vallahi nga ajo çka kam përfituar nga istigfari është se deri tani nuk ka lutje që i jam lutur Allahut të Lartësuar e të mos e ketë pranuar, përveç një duaje që ende nuk më është pranuar.

Imam Ahmedi e pyeti:

– Cila është ajo lutja që ende nuk të është pranuar.

Furrtari i tha se ka dëshirë të flaktë që ta shohë imam Ahmedin.

– E kam lutur Allahun e Madhëruar që të më takojë me të, por ende nuk e kam takuar.

Imam Ahmedi i thotë:

– Vallahi lutja jote e ka tërhequr Ahmed Ibën Hanbelin zvarrë nga xhamia.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment