Ebu Talha dhe gruaja e tij Umi Selijm

Ebu Talha dhe gruaja e tij Umi Selijm

Ebu Talha r.a. e kishte një fëmijë shumë të sëmurë.

Ai del nga shtëpia për punë,

djali i tij vdes.

Kur u kthye në shtëpi,

i thotë gruas së tij Umi Selijm:

– Si është puna me fëmijën?

Ajo i thotë:

– Ka pushuar dhe është qetësuar (duke pasur për qëllim se ka vdekur).

Ebu Tahla ka menduar se është shëruar.

Pas jacisë i afrohet gruas dhe flenë me të.

Më vonë gruaja e tij i thotë:

– O Ebu Tahla, çka mendon, nëse marrin borxh në një shtëpi, e pas një kohe familja e asaj shtëpie e kërkon borxhin, a është e drejtë t’ia ndalosh?

Thotë: – Jo.

Ajo i thotë:

– Kështu konsideroje fëmijën tënd, pasi që fëmija yt ka vdekur e kërko shpërblim prej Zotit.

Ai hidhërohet me gruan e tij dhe i thotë:

– Më ke lënë që të bëhem i papastër prej marrëdhënieve, e tani po më tregon për fëmijën?!

Pastaj del prej shtëpie, shkon te i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tregon çka i ka ndodhur. Muhamedi a.s. i thotë se gruaja jote ka vepruar me të drejtë dhe është lutur: – Zoti ua bekoftë natën!

Atyre u lindi një fëmijë.

Muhamedi a.s. e emëron Abdullah.

Pastaj Abdullahu i ka pasur nëntë fëmijë dhe të gjithë lexonin Kur’an.

Ky ka qenë pranimi i duasë së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “O Zot bekoji ata!”

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment