Ebu Lehebi

Ebu Lehebi

Muhamedit a.s. i kishte zbritur shpallja.

Tri vite kishte thirrur fshehurazi në Islam.

Pas tri viteve fillon të thërras haptazi në Islam.

Shkon në kodrën Safa të Mekës dhe i thërret banorët e Mekës me fise një nga një:

– O pasar­dhësit e Fihrit!

O pasar­dhësit e Adit!

O kurejshitë!, dhe kështu me ra­dhë.

Mekasët u tubuan.

Shkojnë kurejshët.

Shkon edhe Ebu Lehebi.

Muhamedi a.s tha: – Çfarë men­doni, po t’ju thosha se në luginë gjendet kalorësia e cila do t’ju sulmojë, a do të më kishit besuar?

Ata u përgjigjën: – Ne do të besonim, se ti kurrë nuk na ke gënjyer.

Muhamedi a.s. u thotë:

– Dijeni se unë jam i dër­guar te ju që t’ju tërheq vërejtjen për vuajtjet e rënda dhe ndësh­kimin që ju pret.

Ebu Lehebi tha:

– Të shkoftë huq pjesa e mbetur e ditës! A për këtë na ke ftuar?

Allahu i Lartësuar atëherë shpalli:

– Le të shkatërrohet Ebu Lehebi.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment