Abdullah Ibn Seluli

Abdullah Ibn Seluli

Abdullah Ibn Seluli ka qenë koka e Hipokritëve.

Ai ndryshe fliste, ndërsa ndryshe vepronte.

Abdullah Ibn Seluli kur e sheh Ebu Bekrin dhe Umer Ibnul Hatabin u thotë vëllezërve të vet hipokrit:

– Shikoni si janë bërë bashkë këta mendjelehtët.

Kurse kur takohet me ta i pret ndryshe.

Shkon te Ebu Bekri dhe i thotë:

– Mirë se erdhe zotëria i Temimit!

Mirë se erdhe o sidikë!

Mirë se erdhe o shejh i islamit!

Mirë se erdhe shoku i Muhamedit në shpellë!

Mirë se erdhe o ti i cili e ke shpenzuar veten dhe pasurinë për Muhamedin!

Pastaj Ibnu Seluli shkon te Umeri dhe i thotë:

– Mirë se erdhe o zotëria i beni Adijut!

Mirë se erdhe o Faruk!

Mirë se erdhe, o ti i cili e ke shpenzuar pasurinë dhe veten për të dërguarin e Allahut!

Pastaj shkon të Aliu dhe i thotë:

Mirë se erdhe o dhëndër i të dërguarit të Allahut!

Mirë se erdhe o zotëria i beni hashimitëve pas të dërguarit të Allahut!

Abdullah ibn Seluli kur përballej drejtpërdrejt me Ebu Bekrin, Umerin dhe Aliun fliste fjalë më të mira, ndërsa kur rrinte me vëllezërit e tij hipokritë, i konsideronte mendjelehtë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment