Shtëpia e Ebu Ejubit r.a.

Shtëpia e Ebu Ejubit r.a.

Muhamedi a.s. kishte shkuar nga Meka në Medine.

Në Medine vendosi të banojë te Ebu Ejubi.

Ebu Ejubi r.a. kishte një shtëpi dykatëshe.

Pejgamberi a.s. parapëlqeu katin e poshtëm.

Ai donte të qëndronte në katin përdhe.

Ebu Ejubi dhe bashkëshortja e tij mbetën pa gjumë tërë natën nga shqetësimi se i Dërguari i Allahut a.s. po flinte poshtë tyre.

Pandehnin se kjo ishte mungesë respekti ndaj Pejgamberit a.s.

Shqetësimin e tyre ua shtoi edhe një gjë tjetër, u rrëzua një enë që ishte mbushur me ujë.

Ebu Ejubi nxitimthi e mbuloi vendin me mbulesën e tij që ta thithte ujin, me qëllim që të mos pikonte në katin e poshtëm.

Të nesërmen në mëngjes ata ia treguan shqetësimin e tyre Pejgamberit a.s.,

atëherë ai pranoi të qëndronte në katin e dytë.

Familja e Ebu Ejubit r.a. përgatiste ushqim çdo ditë dhe ia çonte Pejgamberit a.s.

Nga pjesa që mbetej prej ushqimit të tij, hanin të gjithë pjesëtarët e familjes.

Pas pak ditësh edhe ensarë të tjerë kërkuan pjesën e tyre të mikpritjes.

Muslimanët e Medinës me radhë çonin ushqim në shtëpinë e Ebu Ejubit r.a.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment