DHE I SHËRON ZEMRAT E BESIMTARËVE
–
Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe i shëron zemrat e popullit besimtar”. Po ashtu, thotë: “Dhe shërim për atë çka ka në zemra”. A është qëllimi për shërim abstrakt apo shërim konkret, pra të pjesëve të trupit?
Përgjigjja: Në lidhje me këtë, Imami thotë: Mos e ngushto të zgjeruarën. Organizmi i njeriut ende është i panjohur, nuk dihet, përpos organeve të jashtme, të cilat shihen. P.sh. sistemi i tajitjes ose sistemi i trurit, ai urinor apo gjinekologjik. Pastaj shohim se për çdo ditë zbulohet diçka e re. Ndoshta një pilulë e vogël (e dehjes), vetëm pse depërton në tru, e bllokon tërë trurin dhe ende për të nuk dihet asgjë. Secili sistem organik e luan rolin e tij, përderisa sistemi është i balancuar, pra në mes të lirimit dhe shtrëngimit, pra shtrëngohet më shumë se sa është përcaktuar, apo lirohet më shumë se sa e ka rolin e tij. Zoti i Lartmadhëruar na sjell një shembull: “Që të mos dëshpëroheni për atë që nuk keni arritur, as të mos krenoheni për atë që u ka dhënë”. Pra, përmbajuni mesatares. Njeriu, i cili, në rastet e gëzimit apo të pikëllimit, vetëpërmbahet, organi i tij është i shëndoshë dhe stabil, i drejtë dhe i qëndrueshëm dhe se veprimet, të cilat paraqiten, i përjeton me lehtësi.
Shërimi çka ka në zemra përfshin të gjitha llojet e sëmundjeve, pa marrë parasysh a janë psikike, shpirtërore apo fizike, pra siç e quajmë ne sëmundje psikike apo shpirtërore. Kjo do të thotë se çdo lloj sëmundje, e cila paraqitet në një organ prej organeve fizike, e që ne ende nuk e kemi zbuluar, e quajmë sëmundje shpirtërore, e kur t’ia zbulojmë bazën, atëherë ajo sëmundje e merr titullin në bazë të bazës, pra sëmundje organike.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”