Sinqeriteti i Ebu Bekrit r.a.

Sinqeriteti i Ebu Bekrit r.a.

Muhamedi a.s. e kishte kryer Isranë dhe Miraxhin.

Ishte kthyer dhe u kishte treguar mekasve për këtë udhëtim.

Mekasit kur e dëgjuan, nuk e besuan.

Një grup i Mekasve shkuan te Ebu Bekri dhe i thanë:

– A mendon ti se shoku yt ka shkuar deri në mesxhidi Aksa, e pastaj është kthyer deri në Mekë gjatë një nate?

Ebu Bekri r.a. pyeti: – A e ka thënë ai këtë?!

Kurejshitët u përgjigjën: – Po.

Ebu Bekri u përgjigj: – Unë dëshmoj se nëse ai e ka thënë këtë, të vërtetën e ka thënë.

I thanë Ebu Bekrit: – Ti i beson se ka shkuar deri në mesxhidi Aksa gjatë një nate, e pastaj është kthyer deri në Mekë para se të gdhijë?!

Ebu Bekri u përgjigj: – Po, bile unë i kam besuar edhe më shumë se kaq.

I kam besuar kur ka filluar ta pranojë shpalljen nga qielli.

I kam besuar dhe unë besoj në gjërat që janë më të çuditshme se kjo, siç është Xheneti dhe Xhehenemi.

Për këtë Pejgamberi a.s. e titulloi atë “Es-Siddik”.

Es-Siddik do të thotë person i drejtë.

Es-Siddik do të thotë person i sinqertë, pa pasur asnjë dyshim në besim.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment