Shtimi i ushqimit në shtëpinë e Xhabirit r.a.

Shtimi i ushqimit në shtëpinë e Xhabirit r.a.

Muslimanët ishin duke e hapur një hendek rreth Medines për t’u mbrojtur nga idhujtarët.

Kaluan tri ditë.

Gjatë hapjes së hendekut muslimanët ishin shumë të uritur.

Xhabir ibn Abdullahu e shikoi pejgamberin dhe i pa gjurmët e urisë në fytyrën e tij.

Xhabiri r.a. shkoi te bashkëshortja e tij dhe e urdhëroi që ta therë një dele dhe të përgatit ushqim për të dërguarin.

Shkoi Xhabiri te i dërguari dhe fshehtas i tha:

– Kemi përgatitur ushqim për ty o i dërguar i Allahut.

U ngrit i dërguari a.s. dhe i thirri të gjithë sahabët duke ju thënë:

– O punëtorët e Hendekut, Xhabiri ka përgatitur ushqim për ne.

U ndal Xhabiri r.a. duke menduar:

– Si do të hanë një mijë veta ushqim kurse ushqimi nuk mjafton me shumë se sa për tre veta!

I dërguari a.s. i tha atij: – Mos përgatitni ushqim deri sa të vij unë.

U nis Xhabiri r.a. për në shtëpinë e tij me të dërguarin dhe shokët e tij.

Kur e pa gruaja e Xhabirit r.a. se i dërguari ka ardhur dhe me të gjendet edhe e gjithë ushtria e tij, filloi ta qortojë burrin e saj.

Xhabiri r.a. i tha asaj: – Ata i thirri i dërguari a.s. dhe ai e dinte se sa kemi ushqim.

Atëherë ajo u qetësua dhe tha: – Përderisa i ka thirrur i dërguari a.s. atëherë s’ka gjë të keqe.

Shkoi i dërguari dhe bëri lutje në brumë duke thënë Bismilah.

Pastaj tha: – Tani përgatiteni brumin tuaj.

E përgatitën ushqimin.

Xhabiri r.a. i thërriste sahabët dhjetë nga dhjetë.

Ata hanin dhe ushqimi mbetej ashtu siç ishte.

U ushqyen një mijë veta dhe nuk u pakësua asgjë nga ushqimi.

Hëngri edhe i dërguari a.s.

Pastaj ia afroi ushqimin edhe Xhabirit dhe i tha që të ha ai dhe gruaja e tij.

Pastaj nga ushqimi t’ju dhuroj edhe fqinjëve.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment