Kur’ani, mrekulli e Muhamedit a.s.

Kur’ani, mrekulli e Muhamedit a.s.

Mrekullia më e madhe dhe më e fuqishme është Kur’ani.

Kur’ani është mrekullia e cila nuk do të përfundojë kurrë.

Kur’ani nuk është fjalë njerëzish.

Kur’ani nuk është fjalë shkencëtarësh.

Kur’ani nuk është fjalë filozofësh.

Kur’ani është fjalë e Zotit të gjithësisë.

Kur’ani është fjalë e Krijuesit.

Vlera e Kur’anit nuk matet me vlerën e asnjë fjale tjetër.

Kur’ani, fjala e Zotit do të mbetet gjithmonë, për aq kohë sa do të flasin njerëzit.

A mund të ketë fjala peshë më të madhe, sesa kur e flet Zoti i Lartmadhëruar.

Zoti i Lartmadhëruar kur flet për këtë Kur’an thotë:

“Sikur Ne ta zbrisnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu…”

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment