TË JETUARIT ME VRASËSIN
Burri im ka vrarë një njeri gabimisht. A është bashkëjetesa me të haram apo hallall? Kjo çështje më ka munduar ditë e natë dhe mendja asnjëhere nuk ka pushuar, e zemra asnjëherë nuk më është qetësuar. A mundet i nderuari ynë, Shaëraviju, që të ma lehtësojë gjoksin tim dhe të më çlirojë mendjen time, e cila më preokupon? Zoti e shpërbleftë!
Përgjigjja: Të jesh e lirë se deri sa burri yt nuk e ka vrarë me qëllim, por gabimisht, ai duhet të kompensojë vrasjen gabimisht, ashtu siç e ka paraparë Allahu, ndërsa bashkëshortja nuk ka kurrfarë pengese të jetojë me të, pra nuk ka kurrfarë lidhje bashkëjetesa burrë-grua për atë që e ka vepruar burri.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”