Dëshmimi i pemëve për pejgamberin a.s.

Dëshmimi i pemëve për pejgamberin a.s.

Enes bin Malik ishte së bashku me të Dërguarin e Allahut.

Zbritën në një luginë të gjerë.

Ai u largua për të kryer nevojën.

Enesi e ndoqi nga larg me një enë me ujë.

I dërguari i Allahut u ndal, pa përreth por nuk i zuri syri ndonjë gjë për t’u fshehur.

Në skaj të luginës i zunë sytë dy pemë.

I Dërguari i Allahut u nis menjëherë drejt tyre.

U afrua te njëra pemë, zuri me dorë një degë të saj dhe u lut:

– Me lejen e Allahut, përkulu para meje!

Dega u përkul para tij si deveja që i nënshtrohet të zotit të tij dhe e zuri krejt pamjen në atë anë.

Pastaj i Dërguari i Allahut shkoi te pema tjetër, zuri një degë dhe u lut:

– Me leje të Allahut, përkulu para meje!

Dega përkulet para Muhamedit a.s. duke ia zënë edhe atë anë.

Pastaj, mes dy pemëve, i Dërguari i Allahut u lut:

Me lejen e Allahut, më mbuloni nga sipër!

Me lejen e Allahut degët e pemëve e mbuluan të Dërguarin e Allahut edhe nga sipër.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment