Dëshmia e Lisit
–
Një ditë i Dërguari i Allahut ishte duke udhëtuar.
Takoi një njeri i cili jetonte në bjeshkë.
Muhamedi a.s. e pyeti:
– Ku po shkon?
Njeriu i tha:
– Te familja ime.
Pejgamberi a.s. i tha atij njeriu:
– A do një të mirë?
Njeriu pyeti:
– Çfarë është ajo e mirë?
Pejgamberi a.s. tha:
Të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut një e të pashoq
dhe se unë jam rob dhe i dërguari i Tij.
Njeriu pyeti përsëri:
– Kush dëshmon për këtë që e thua ti?
I Dërguari i Allahut tha:
– Për këtë dëshmon ky lis i cili gjendet afër ne të dyve.
Pejgamberi a.s. e thirr lisin.
Lisi u afrua duke e shqyer tokën derisa u ndal para Muhamedit a.s.
Pejgamberi kërkoi nga lisi që të dëshmojë tri herë se:
Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.
Pasi dëshmoi për këtë, lisi u kthye tek vendi ku ishte më parë.
Njeriu u çudit për këtë që pa dhe besoi në Allahun dhe Pejgamberin a.s.
Pasi e pranoi Islamin shkoi tek populli i vet t’i thërras në islam.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”