Gjatë Miraxhit, prej qiellit të dytë deri në qiellin e gjashtë
Muhamedi a.s. e kishte vazhduar udhëtimin e Miraxhit.
Pas qiellit të parë, Muhamedi a.s. ngjitet në qiellin e dytë.
Xhibrili i thotë rojës: – Hape portën!
Roja e pyet: – A është tjetër kush me ty?!
– Po! Me mua është Muhamedi.
– A është i ftuar?!
Xhibrili i thotë: – Po.
Në qiellin e dytë Pejgamberi takoi Isain a.s. dhe Jahjain a.s.
Ata e përgëzuan, i folën me fjalë të këndshme dhe të mira.
Pastaj ngrihet në qiellin e tretë.
Në qiellin e tretë e takon Jusufin a.s.
Ngrihet në qiellin e katërt.
Në qiellin e katërt takon Pejgamberin Idris a.s.
Kur kaluan pranë Idrisit ky i tha: – Mirë se vjen o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë.
Ngrihet në qiellin e pestë.
Në qiellin e pestë e takon Harunin a.s.
Kur kaluan pranë Harunit a.s. ky i tha: – Mirë se vjen o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë.
Ngrihet në qiellin e gjashtë.
E pyet Xhibrilin: – Kush është ky?!
Xhibrili i thotë se ky është Musai!
Musai i tha:
Mirë se erdhe o Pejgamber i drejtë.
Mirë se erdhe o vëlla i drejtë.
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”