Obligueshmëria në Sidretul Munteha
Sidretul Munteha është në kulminacionin e gjithësisë.
Në Sidretul Munteha përfundojnë gjithësitë dhe krijesat.
Allahu i shpalli dhe obligoi me 50 namaze gjatë ditës e natës.
Gjatë kthimit për në tokë Muhamedi a.s. e takon Musain a.s.
Musai a.s. i thotë:
– Kthehu tek Allahu,
lute që ta lehtësoje sepse populli yt nuk do e përballojë.
Kthehet tek Allahu dhe i thotë:
– O Zoti im! Lehtësoje popullin tim!
Allahu ia uli në 25 kohë namazin.
Gjatë kthimit për në tokë prapë e takon Musain a.s.
Musai a.s. i thotë:
– Kthehu tek Allahu,
lute që ta lehtësoje sepse populli yt nuk do e përballojë.
Kthehet tek Allahu dhe i thotë:
– O Zoti im! Lehtësoje popullin tim!
Allahu ia uli në pesë kohë namazi.
Në kthim takon përsëri Musain a.s.
I thotë që Allahu xh.sh. i uli në pesë kohë namazi.
Musai a.s. i tha:
– Kthehu tek Allahu, lute që ta lehtësojë sepse populli yt nuk do e përballojë.
Muhamedi a.s. i thotë Musait a.s.:
– Jo, turpërohem të kërkoj përsëri.
Allahu xh.sh. i thotë Muhamedit a.s.:
O Muhamed! Ato janë pesë namaze që falen gjatë ditës dhe natës.
Çdo namaz shkruhet për dhjetë, kështu që plotësohen 50 namazet.
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”