LEXUESI I FILXHANIT

LEXUESI I FILXHANIT

Leximi i filxhanit është haram apo hallall?

Ka mendime të ndryshme rreth leximit të filxhanit. Ka lexues të tillë, të cilët ndërlidhen me ndërmjetësues, të cilët paraqiten më këtë apo atë formë, japin gjëra apo parashikime të dyshimta dhe rrëfejnë tregime, të cilat nuk janë të sigurta, e pastaj, në bazë  të atyre tregimeve, mendojnë se do të ndodhë kështu apo ashtu.

Është e mundur, po ashtu, që lexuesi ta ketë nën kontroll xhinin,  i cili paraqitet  në filxhan, në cilën formë dëshiron ai, e sheh atë dhe flet me të. Ajo sheh në filxhan një njeri ose rrugë të hapur, ose udhëtim me aeroplan, ose me anije; të gjitha këto janë mundësi të shejtanit, sepse ai mund të paraqitet në cilën formë dëshiron ai.

Në shumicën e rasteve shohim lexues të filxhanit, të cilët përfitojnë duke kërkuar,

të cilëve Allahu u ka hapur rrugën atyre dhe ata dëgjojnë fjalët për të cilat kanë nevojë ata, por, natyrisht, ata nuk marrin shpërblim dhe nuk përfitojnë prej asaj veprimtarie, sepse atë mundësi ua ka dhënë Allahu; dhe ata nuk bazohen në mundësit dhe aftësitë e tyre, sepse këto mundësi dhe këto aftësi ua ka dhënë Allahu i Lartmadhëruar për t’i nderuar dhe për t’i fisnikëruar ata njerëz, që ata të bëjnë mirë. Kështu, ky është një lloj “KERAMETI”, por Allahu e di më së miri.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s