KANË REFUZUAR TË MARRIN PËGJEGJËSINË… A DO TË THOTË KJO MËKAT DHE KUNDËRSHTIM?

KANË REFUZUAR TË MARRIN PËGJEGJËSINË… A DO TË THOTË KJO MËKAT DHE KUNDËRSHTIM?

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejtësi vetes dhe ishte i padijshëm”. (El-Ahzabë, 72)

A do të thotë: “Kanë refuzuar të  marrin përgjegjësinë”;  a do të thotë mëkat, apo jo?

Përgjigjja: Përderisa është e drejta e zgjedhjes, që do të thotë se ti ke mundësi ta pranosh ose mos ta pranosh këtë, pra ke mundësi të thuash: Unë veç i kam pranuar të hollat, ose nuk i kam marrë, pra ky është emaneti; e drejta e zgjedhjes është alternative. Ti dhe emaneti yt mund të thoni të vërtetën, ose mund të mos e pranoni. Kur Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Ne ia kemi paraqitur emanetin qiejve dhe tokës, edhe kodrave, dhe kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë e saj. Kjo do të thotë se të gjitha këto i kanë refuzuar që të kenë të drejtë zgjedhjeje për atë çështje, por kanë preferuar që të jenë të nënshtruara, ashtu siç dëshiron Allahu i Lartmadhëruar. Bëhet pyetja. Pse? Pse të gjithë u janë frikësuar pasojave të asaj të drejte në zgjedhje, e cila mund t’i shpjerë në mëkat ose do të veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Allahut. Mirëpo, njeriu me mendjen e tij e ka pranuar këtë emanet. Ka pranuar që ai të ketë të drejtë zgjedhjeje. Imami i mirënjohur e thjeshtëson këtë çështje, duke thënë: Të konsiderojmë se erdhi te ti një njeri, i cili ka një sasi të pasurisë, dhe thotë: Unë dëshiroj që këtë pasuri ta lë tek ti emanet. Ti ke të drejtë njërën prej dy çështjeve: Ose të veprosh, siç kanë vepruar ato krijesa (qielli toka dhe kodrat), pra të refuzosh e të mos e pranosh atë emanet dhe t’i thuash vetes tënde: Kjo është vështirë për mua. Atëherë ai njeri do të ma lënë atë pasuri mua; ai ndoshta largohet e unë i shpenzoj në çështje të mashtrimit pas kësaj bote dhe kur të vijë koha për t’ia kthyer, unë nuk do të mund t’ia kthej pasurinë. E, për të mos rënë në grackë, unë atë që është e pasigurt nuk e pranoj dhe shkoj në atë që është më e sigurt; nuk e pranoj atë emanet, sepse ti po më propozon diçka që unë nuk mund ta bart dhe më mashtron shejtani. Nga këtu unë nuk dëshiroj që ta sprovoj veten time dhe nuk e marr pasurinë si emanet.

Pra, kur e ka marrë emanetin njeriu, thelbësore ka qenë se ai ka pranuar lirinë për të vepruar, ose për të mos me vepruar.

Për këtë arsye shpalljet qiellore i kanë zbritur njeriut, sepse ai e ka pranuar emanetin, që do të thotë se e ka marrë të drejtën e zgjedhjes në duart e tij, për të vepruar atë për të cilën është i kënaqur Allahu dhe për t’u larguar nga ajo, të cilën e urren Allahu, mashtrimin e shejtanit dhe dunjasë; dobësinë e tij njeriu nuk e ka llogaritur, e për këtë arsye ai është zullumqar dhe injorant, pra zullumqar i vetes së tij, sepse ai ka menduar dhe ka llogaritur më shumë se sa e ka aftësinë të bartë. Ky është ai mashtrimi, i cili e shpie njeriun të dalë nga Imani, mashtrim, i cili e ka mashtruar Karunin, kur i ka thënë “Vërtet, kam përfituar dituri vetëm prej vetes sime.” Pra, njeriu mashtrohet me veten e tij, me mendjen e tij dhe me aftësinë e tij, duke harruar se ato aftësi janë prej Allahut dhe se është Ai, i Cili ia ka dhënë atij, e në të njëjtën kohë, Ai ka mundësi t’ia marrë. Njeriu është injorant, sepse atë e injoron ajo çka ka rreth vetes së tij, sepse Allahu i Lartmadhëruar ka mundësi, Ai ka Forcë e Fuqi, Ai është Dhurues, Pengues, Ngritës, Ultësues, Lartësues, Nënçmues.

Dhe, kështu njeriu e ka pranuar ta bartë amanetin, sepse Allahu i Lartmadhëruar ia ka lënë në kompetencë: vepro, ose mos vepro. Dhe, përderisa Zoti i Lartmadhëruar i ka thënë njeriut vepro kështu, kjo do të thotë se ai ka mundësi për të vepruar atë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s