KOMPENZIMI (KEFARETI) I ATIJ QË KONTAKTON ME BASHKËSHORTEN GJATË MENSTRUACIONIT

KOMPENZIMI (KEFARETI) I ATIJ QË KONTAKTON ME BASHKËSHORTEN GJATË MENSTRUACIONIT

Cili është kompenzimi i atij, i cili kontakton seksualisht me bashkëshorten, derisa ajo është me menstruacione?

Përgjigjja: Kontakti seksual e dëmton mitrën, e mund të shkaktoj edhe sterilitetin. Prej sëmundjeve më të rënda të femrës është kur ajo ndien dhembje në mitër dhe rreth saj, të cilat nuk mund t’i përballojë, për shkak të temperaturës së lartë, ndezjeve në organet gjenitale, të cilat ndodhin për shkak të kontaktimit seksual gjatë menstruacioneve.

Kjo sa i përket femrës, ndërsa sa i përket pasojave të vet mashkullit, ato janë:

Ndezjet e mëdha, të cilat ndodhin në organin gjenital, të cilat pastaj shoqërohen me mikrobe brenda kanalit urinor, bile mund të shkojë deri te mashkulloret; ndezjet pastaj vazhdojnë në të gjitha pjesët rreth e përqark. Ndërsa, sa i përket kompensimit: Transmeton Ibn Abasi nga Pejgamberi s.a.v.s.  se ka thënë: Ai i cili kontakton seksualisht me bashkëshorten, derisa ajo është me menstruacion, le të japë sadaka një dinarë ose gjysmë dinari. (MUTEFIKUN ALJHI)

Hadithi tregon se është vaxhib kefareti (kompensimi) ai që kontakton seksualisht me bashkëshorten e tij, derisa ajo është me menstruacione.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s