Kevtheri

Kevtheri

Muhamedi a.s. përgjatë miraxhit e takon Ademin a.s.

Pastaj kalon prej qiellit të kësaj bote.

E sheh një lumë.

Mbi atë lumë një kështjellë prej diamanti.

E prek me dorën e tij.

Kur i morën erë i vinte era miskë.

E pyet Xhibrilin:

– Çka është kjo o Xhibril?

Xhibrili i thotë:

– Ky është Kevtheri.

Zoti yt Kevtherin e ka bërë për ty.

Uji i Kevtherit është më i bardhë se qumështi.

Shija e tij është më i ëmbël se mjalti.

Era e tij është më e mirë se era e miskut.

Në të janë gotat, pjatat të cilat e kanë shkëlqimin si shkëlqimi i yjeve.

Në të janë gotat, të cilat e kanë shkëlqimin si shkëlqimi i yjeve.

Kush pi ujë prej atij uji nuk ndien pastaj etje kurrë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment