ËNDRRAT E VËRTETA

ËNDRRAT E VËRTETA

I nderuar Shejh: Çka janë ëndrrat e vërteta dhe a janë specifikë e pejgamberëve, në lidhje me këtë, ajeti Kur’anor: “Do ta tërheqim zvarrë për hundë.”? Ky ajet Kur’anor i cili tregon për Velidin, a jep të tregoj për ndodhi e cila do të ndodhë në të ardhmen?

Përgjigjja: Është e mundur që ne mund të parafytyrojmë se si një dijetar e sjell një shembull tipik për diçka, e ajo ngjarje ndodh saktësisht, siç e ka treguar dijetari më herët. P.sh. Inxhinieri e bën projektin e një ndërtese, e cila do të ndërtohet, pastaj ndërmarrja (mjeshtri) e ndërton ashtu siç e ka përshkruar dhe siç e parasheh projekti; ashtu e ndërtojnë dhe ngjason në projektin, edhe me ngjyrat brenda dhomave, madje edhe se ku do të vendosen orenditë e kështu me radhë. E gjithë kjo ndodh me aftësinë dhe profesionalizmin e mjeshtërve dhe inxhinierit, i cili e ka paraparë të jetë salloni me një ngjyrë të caktuar. Mirëpo, aftësia dhe mundësia e tij stopohet, atëherë kur të bëhet punimi i asaj ndërtese, kur ngjyra e kërkuar dhe e paraparë nuk gjendet në treg. Atëherë, p.sh. ngjyroset, edhe pse me kombinimin e ngjyrave, nuk mund të prodhohet ngjyra e kërkuar; atëherë ngjyroset me ngjyrë të përafërt, por, megjithatë nuk është ngjyra, e cila është paraparë. Kjo është ose si shkak i planifikimit të paraparë, ose pamundësia e sigurimit të elementeve. Mirëpo, si qëndron puna me Atë, te i cili nuk mund të ndryshojnë rrethanat dhe ka aftësi absolute. Kur të përcaktojë diçka, patjetër duhet të ndodhë. Atëherë paraqitet dhuntia e Zotit, pra të sjellë një shembull, një pasqyrim të një ngjarje, e cila do të ndodhë në të ardhmen. P.sh. të thotë: Në këtë vend do të ndërtohet shtëpia ime, e cila do të ketë këto cilësi, këtë formë, kaq dhoma e kështu me radhë. Kjo  konsiderohet  “paralajmërim” prej paralajmërimeve  të të Dërguarit  të Allahut dhe janë ëndrrat e vërteta. Ka prej njerëzve, të cilët shohin ëndërr në gjumë, mirëpo ka të tjerë, të cilët e shohin ëndrrën zgjuar (parafytyrim). Ne shohim se Zoti i Lartmadhëruar i ka treguar Muhamedit a.s. për ndodhi në të kaluarën, e dihet mirëfilli se Muhamedi a.s. nuk ka mësuar për atë ndodhi, nuk ka qenë prezent në ato ndodhi dhe ata e kanë ditur se Muhamedi a.s. nuk i ka ditur ato. Po ashtu, edhe Kur’ani e tregon këtë realitet dhe e vërteton kur thotë: “Ti nuk ke qenë në Kodrën Turë. Nuk ke qenë në mesin e tyre, kur ata kanë gjuajtur lapsat e tyre (për short) se cili prej tyre do ta ketë nderin të marrë në përkujdesje Mejremën, e as nuk ke qenë në mesin e tyre kur kanë rënë në mosmarrëveshje (konflikt) në mes vete; dhe nuk ke qenë te populli Medjen, duke ua lexuar atyre ajetet tona”. Të gjitha këto janë njohuri të mrekullisë mbinatyrore, kur Muhamedi a.s. i ka marrë pozitat në të njëjtën kohë, kanë ndodhur paralajmërimet dhe në të njëjtën kohë është zhveshur perdja kohore.

Kur Muhamedi a.s. ka bërë përgatitjet e betejës, e ka shkelë me këmbë vendin dhe ka thënë: Këtu është vendvrasja e filanit, këtu është vendvrasja e fistekut, e pas kësaj, në të ardhmen, ndodh e njëjta gjë dhe vërtetohet ajo çka ka thënë. Çka është ajo çka e përcakton fushëbetejën, lëvizjen e luftëtarëve të tjerë e që Muhamedi a.s. e di saktësisht se ku do të ndodhë filani. Si është e mundur kjo? E, për Velidin ka thënë “Do ta tërheqim zvarrë për hunde.”, pra e ka përcaktuar fushbetejën dhe vendin e plagës vdekjeprurëse. Kush është ai, i cili e përcakton fushëbetejën dhe vendluftimin e personave ku do të bien saktësisht dhe në cilin vend do të vriten? Kjo është mrekulli mbinatyrore për të ardhmen, lajm, i cili e di të ardhmen dhe nuk ka asgjë që mund t’i ikën dëshirës së tij. Pra kjo është specifikë, në të cilën është dalluar Muhamedi a.s. për t’u ngritur personaliteti i tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s