Disa rregulla të veçanta për kurbanin
– Kurbani theret në ditën e parë të Kurban Bajramit.
– Koha e therjes së Kurbanit fillon menjëherë pas faljes së Bajramit.
– Kurbani theret edhe në ditën e dytë të Kurban Bajramit.
– Kurbani theret edhe në ditën e tretë të Kurban Bajramit deri para perëndimit të Diellit.
– Kur të thërret ezani i akshamit i ditës së tretë të Kurban Bajramit skadon afati i therjes së Kurbanit.
– Ai i cili e ka vaxhib kurbanin dhe nuk e ka therë brenda tri ditëve të Kurban Bajramit duhet ta blejë një kafshë dhe ta japë atë kafshë sadaka (pa e therur) ose të japë sadaka kundërvlerën e Kurbanit.
– Ai i cili e ka blerë Kurbanin, por për shkak të rrethanave të ndryshme nuk ka mund ta presë, atë Kurban e jep sadaka të gjallë ose e therë dhe tërë mishin e jep sadaka.
– Nëse ndonjë person e ka blerë kurbanin, por i ka humbur ose i është vjedhur, ai e blen tjetrin, por nëse e gjen të parin brenda ditëve të Bajramit ende pa e prerë, ai zgjedh cilin nga ata dy Kurbane ta presë.
– I varfri, i cili nuk e ka vaxhib kurbanin, por ai vendos dhe e blen, por ndërkohë i humb, atij i bëhet vaxhib ta blejë një tjetër Kurban dhe ta presë për Kurban.
– Lejohet të autorizohet tjetri për të prerë Kurbanin.
– Nuk lejohet të shitet asgjë nga Kurbani.
Dr. Musli Vërbani