A lejohet kundërvlera e kurbanit të jepet me të holla dhe të mos prehet kurban?

A lejohet kundërvlera e kurbanit të jepet me të holla dhe të mos prehet kurban?

Në Fitr Bajram kur jepen fitrat, në vend të hurmave, elbit apo grurit jepet kundërvlera me të holla siç është e njohur kundërvlera në 2 euro, 3euro, 5 euro dhe 10 euro.

Kjo për arsye se për të varfrin është më lehtë shfrytëzimi i të hollave për nevojat e veta për ushqim.

Parashtrohet pyetja: A lejohet që të varfrit t’i jepen 120 euro në vend të Kurbanit dhe ai t’i shpenzoj ato të holla për nevoja të ndryshme ose edhe për nevoja ushqimore?

Përgjigjja është si në vijim:

Assesi nuk lejohet të paguhet kundërvlera në vend të prerjes së kurbanit mirëpo:

– Lejohet që të autorizohet i varfëri që ta pres Kurbanin ashtu që i jepen të varfrit 120 euro dhe ai e blenë Kurbanin në emër të atij i cili e ka autorizuar, pastaj i varfëri e prenë Kurbanin në emër të të autorizuarit dhe e konsumon mishin e atij Kurbani.

– Nëse prehet kafsha për Kurban dhe rastësisht vërtetohet se ka qenë mbarsë dhe kafsha e vogël shpëton, atëherë për kundërvlerë të saj jepet sadaka dhe kafsha e vogël rritet dhe shfrytëzohet.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s