Një kusht prej kushteve të prerjes së kurbanit
Kemi dëgjuar dhe dëgjojmë: “Ka disa vite e vite kam prerë kurban për prindin”, ndërsa në anën tjetër asnjëherë nuk ka prerë kurban për veten e tij. Ka dallim në mes të Kurbanit i cili dhurohet për prindin dhe kurbanin për vetvete. Nëse prehet kurbani për prindin kjo nuk do të thotë se lirohet nga obligueshmëria e prerjes së kurbanin për vetveten.
Një kusht prej kushteve të kurbanit është mundësia materiale.
Çka nënkuptojmë me termin “mundësi materiale”?
Për të treguar më thjeshtë themi:
– Për të qenë zekati farz shuma e nisabit 92.5 gr. ari, apo kundërvlera e kësaj shume duhet të jetë në disponim të personit një vit të plotë, ndërsa,
për të qenë Kurbani vaxhib:
– Personit të cilit gjatë ditëve të Kurban Bajramit (jo brenda një viti) posedon 92.5 gr. ari apo kundërvlera e tyre (92,5 gr.ari) dhe përpos kësaj shume i mbulon nevojat elementare për jetë.
Nëse i varfëri, i cili nuk e ka plotësuar këtë kusht e pret kurbanin, i pranohet, por kurbani i tij është nafile (vullnetar) e jo vaxhib. Këtij personi i bëhet vaxhib nëse e blen kurbanin, por ndodh që i humb, atij atëherë i bëhet vaxhib, edhe pse për të parën herë nuk e ka pasur vaxhib.
Dr. Musli Vërbani