Takimi i Muhamedit a.s. me Ademin a.s.

Takimi i Muhamedit a.s. me Ademin a.s.

Muhamedi a.s. e kishte bërë Isranë.

Pas Israsë, Muhamedi a.s. bashkë me Xhibrilin u ngjitën lart në qiellin e dunjasë.

Qielli i dunjasë është qielli më i afërt.

Arritën në qiellin e parë.

Xhibrili a.s. i thotë rojës së qiellit:

– Hape portën!

Roja e pyet: – A është tjetër kush me ty?!

– Po! Me mua është Muhamedi.

– A është i ftuar?!

Xhibrili i tha: – Po.

Kështu ai e hap portën.

Në qiellin e dunjasë, rrugës panë të ulur një burrë.

Në të djathtë të tij një mori njerëzish.

Në të majtë një mori tjetër njerëzish.

Kur shikonte nga e djathta, qeshte.

Kur shikonte nga e majta, qante.

Ai i tha: – Mirë se vjen, Pejgamber i drejtë!

Mirë se vjen bir i drejtë!

E pyet Xhibrilin: – Kush është ky?

Xhibrili i thotë: – Ky është Ademi (babai i njerëzimit),

ndërsa turmat e mëdha në të djathtë dhe në të majtë të tij janë pasardhësit e tij.

Kur shikon nga e djathta ai qesh.

Kur shikon nga e majta ai qan.

Ata nga e djathta janë banorët e Xhenetit.

Ata nga e majta janë banorët e Zjarrit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s