ZËRI I FEMRËS

ZËRI I FEMRËS

A është zëri i femrës turpëri?

Zëri i femrës nuk është turpëri e pjesës së turpshme të saj, vetëm nëse ka për qëllim që me zërin e saj të hollë të tërheqë, të përfitojë dhe të joshë njerëzit, sepse me hollimin e zërit të saj i traumatizon burrat, pra kur aktron për së tepërmi, e për këtë kemi argument fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:

“Dhe të mos e keqpërdorin zërin e tyre me fjalë, ashtu që ai, i cili e ka zemrën e sëmurë, të lakmojë në të.” (EL-AHZAB, 32)

Në fikhun e katër medhhebeve thuhet:

Zëri i femrës nuk është turpëri, sepse gratë e pejgamberit kanë folur dhe kanë biseduar me sahabët, e sahabët i kanë dëgjuar ato dhe prej tyre kanë mësuar fenë.

Mirëpo, është haram të dëgjosh zërin e saj, nëse njeriu frikësohet se mos po traumatizohet, edhe me lexim të Kur’anit prej saj. Gruaja ka qenë ajo që ka polemizuar me Emirin e besimtarëve, Omer Ibn Hatabin r.a., kur ka dashur ta përkufizojë “MEHRIN” dhe ia ka treguar ajetin Kur’anor: “Dhe, në qoftë se doni të merrni ndonjë grua tjetër, në vend të asaj që keni (por keni vendosur ta lëshoni), dhe i keni dhënë pasuri të papërcaktuar (KINTAR) si mehr, mos i merrni asaj aspak.”(EN-NISA, 20)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s