SOT E HEQIM PERDEN E SYVE
A ka ndërlidhmëri në mes të ligjeve të raportit shpirt-trup, derisa njeriu është në gjumë, ose është zgjuar, apo kur vdes dhe në rastin për të cilin Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Dhe Ne kemi hequr sot perden e syve tu dhe sot sheh me shikim tjetër, të veçantë”.
Përgjigjja: Po, kur njeriu kalon prej momentit të jetës në momentin e vdekjes dhe shpirti i arrin në fyt, e ju në atë moment shihni, Zoti i Lartmadhëruar thotë: Ti veç ke qenë i panjohur dhe nuk ke pasur kurrfarë diturie për këtë ditë. Mirëpo, pasi që e kemi hequr perden e syve tu, sot sheh tjera gjëra që si ke parë më herët .
Posa të kalojë njeriu prej momentit të vdekjes në momentin e kalimit në botën tjetër, sheh gjëra, të cilat kurrë më parë nuk i ka parë më herët, edhe pse ende është gjallë dhe shpirti është në të.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”