Miraxhi

Miraxhi

Muhamedi a.s. ishte në Mekke në shtëpinë e Umi Hanit.

Po flinte në dhomë.

I shkon Xhibrili a.s.

E preku Muhamedin a.s. në këmbë.

Muhamedi a.s. zgjohet nga gjumi, por nuk sheh gjë andaj vazhdon të flejë.

E preku përsëri dhe zgjohet.

E kap për krahu dhe dolën tek dera e xhamisë së Qabes.

Aty sheh një kafshë të bardhë me dy krahë.

Emri i tij ishte Burak.

Buraku është kafshë e cila ecte me shpejtësi të dritës.

Pak para se të fillonin udhëtimin,

Xhibrili ia hapi gjoksin dhe ia pastroi zemrën.

Ia fërkoi sytë Muhamedit a.s. me ujin e zemzemit.

E hipi Muhamedin a.s. mbi Burakun dhe u nisën së bashku.

Shpejtësia e Burakut ishte asisoj që, aq sa i shihnin sytë e tij në horizont, aq e hidhte hapin.

Kështu e bartën Muhamedin a.s. prej Mekës në Mesxhidi Aksa në Palestinë.

Ky udhëtim prej Qabes deri në Mesxhidi Aksa të Jerusalemit quhet “Isra”.

Aty Muhamedi a.s. bëhet imam i të gjithë pejgamberëve dhe i falë dy rekate namaz.

Pasi i falë Muhamedi a.s. dy rekate namaz ngrihet në qiell.

Udhëtimi prej Mesxhidi Aksasë në tokë për në hapësira qiellore quhet “Miraxh”.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje