AI ËSHTË PENG I BORXHIT TË TIJ

AI ËSHTË PENG I BORXHIT TË TIJ

Si qëndron çështja me personin, i cili vdes dhe ka pasur dëshirë të lajë borxhin e tij?

Përgjigjja: Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Nëse unë luftoj me veten time, me pasurinë time, me vendosmëri, drejtpërdrejt në front, pa u trembur fare dhe pa ia kthyer shpinën armikut, a do të hyj në xhenet”?Po… Këtë e ka përsëritur dy apo tri herë, pastaj ka vazhduar: “(Nuk do të hysh) Vetëm nëse vdes dhe nuk e ke larë ndonjë borxh tëndin.” Këtë e ka treguar bindshëm, duke e sqaruar “Borxhin”. Për Zotin, në dorë të të cilit është shpirti im, nëse njeriu lufton në rrugë të Allahut, nuk do të hyjë në xhenet, derisa të lajë borxhin e tij.”(AHMEDI)

Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për një vëlla të tij, i cili ka vdekur dhe ka pasur borxh pa kryer. Muhamedi a.s. ka thënë: “Ai është peng i borxhit të tij. Laje borxhin për të”. Ai prapë ka thënë: “Po, unë i kam larë borxhet e tij, pos një borxhi praj dy dinarësh, të cilin e kërkon një grua, edhe pse ajo nuk ka argumente se i ka pasur borxh ai. Muhamedi a.s. ka thënë: “Jepja dy dinarë, sepse ajo ka të drejtë.”(AHMEDI)

Ky është argument se kujdestari, nëse merr vesh për ndonjë borxh të të vdekurit, e ka vaxhib t’ia lajë borxhin, edhe nëse nuk ka argument se i ka borxh.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s