SHKURTIMI I FLOKËVE TË FEMRAVE
A lejohet femra t’i shkurtojë flokët e saj?
Është e ndaluar që femra të rruajë kokën e saj në bazë të thënies së Aliut r.a.: E ka ndaluar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. që femra ta rruajë kokën e saj.” TRANSMETON NESAIJU DHE TERMIDHIU.
Kjo nga shkaku se të rruarit e kokës i ngjason mashkullit dhe kalon prej suazës femërore në atë mashkullore dhe në shëmtim të natyrshmërisë së saj; e kjo është haram, ashtu siç e transmeton Ibn Abasi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: I ka mallkuar Allahu përgjasuesit e meshkujve në femra dhe përgjasueset e femrave në meshkuj”. (TRANSMETOJNË TË PESTËT POS MUSLIMIT)
Mirëpo, nëse paraqitet infektimi prej insekteve e të ngjashme dhe i dobësohet lëkura nga mosshkurtimi apo mosrruarja e saj, kjo është domosdoshmëri, e cila e lejon shkurtimin e flokëve të saj, ashtu siç transmetohet në koleksionin e Ahmedit se kur është pyetur për femrën, e cila nuk ka mund të shërojë kokën e saj pa i shkurtuar flokët. Kur e ka pyetur: pse? Ka marrë përgjigje se nuk mund të depërtojë yndyra në lëkurën e saj. Ka thënë: “Nëse është domosdoshmëri, shpresoj se nuk ka ndonjë pengesë, dhe nuk është keq”.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”