Melekët i vizitojnë ata të cilët e përkujtojnë Allahun
Zoti i Madhëruar dërgon melekë në tokë,
për të kontrolluar rrugët dhe për t’i kërkuar ata të cilët e përkujtojnë Allahun.
Kur ta takojnë popullin i cili e përkujton Allahun
(u thuhet): – Kërkoni çka ju nevojitet – dhe i mbulojnë me krahët e tyre në qiell.
Zoti i Madhëruar e di por prapë i pyet melekët:
– Çka thonë robërit e mi?
Subhanallah,
Elhamdulilah,
Allahu ekber.
– A më kanë parë?
– Jo për Zotin nuk të kanë parë.
– Po si do të vepronin nëse më shohin?
Sikur të të shohin:
– do të të adhuronin më shumë,
– do të të falënderonin më shumë dhe
– do të të lavdëronin më shumë.
Zoti në fund thotë:
– Dëshmoj para juve se ua kam falur atyre gabimin.
Njëri nga melekët thotë:
– Në mesin e tyre është një njeri i cili ka ardhur për nevojë tjetër.
Zoti i Madhëruar thotë:
– Ata janë një popull dhe të gjithë janë për një kuvendim.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”