Melekët i vizitojnë ata të cilët kërkojnë mbrojtje nga xhehenemi

Melekët i vizitojnë ata të cilët kërkojnë mbrojtje nga xhehenemi

Zoti i Madhëruar dërgon melekë në tokë

për të kontrolluar rrugët dhe për t’i kërkuar ata të cilët e përkujtojnë Allahun.

Kur ta takojnë popullin i cili e përkujton Allahun

(u thuhet): – Kërkoni çka ju nevojitet – dhe i mbulojnë me krahët e tyre në qiell.

Zoti i Madhëruar e di por prapë i pyet melekët:

– Prej çka kërkojnë mbrojtje?

– Nga zjarri (Xhehenemit).

– A e kanë parë atë?

– Jo për Zotin nuk e kanë parë.

– Po sikur ta shihnin?

Sikur ta kishin parë:

– do të frikoheshin më shumë prej tij dhe

– do të largoheshin nga rruga e cila të shpie atje.

Zoti në fund thotë:

– Dëshmoj para juve se ua kam falur atyre gabimin.

Njëri nga melekët thotë:

– Në mesin e tyre është një njeri i cili ka ardhur për nevojë tjetër.

Zoti i Madhëruar thotë:

– Ata janë një popull dhe të gjithë janë për një kuvendim.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s