Këshillat e Muhamedit a.s. dhënë Ibn Abasit
Muhamedi a.s i ka thënë Ibni Abasit:
O djalosh,
ruaji detyrat e tua ndaj Allahut,
Ai do të të ruaj ty;
Ruaji detyrat e tua ndaj Allahut,
Ai do të jetë me ty.
Kur të lutesh,
lutju Allahut;
Kur të mbështetesh,
mbështetu Allahut.
Ta dish se:
nëse i tërë populli tubohen për të ta bërë një punë të mirë ty,
nuk munden të bëjnë, pos atë çka e ka shkruar Allahu për ty.
Po nëse tubohen për të ta bërë një të keqe,
nuk munden të të dëmtojnë, pos atë dëmtim çka e ka shkruar Allahu për ty.
Lapsat janë ngritur dhe fletët e librit janë tharë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”