Melekët i vizitojnë ata të cilët e kërkojnë xhenetin
Zoti i Madhëruar dërgon melekë në tokë
për të kontrolluar rrugët dhe për t’i kërkuar ata të cilët e përkujtojnë Allahun.
Kur ta takojnë popullin i cili e përkujton Allahun
(u thuhet): – Kërkoni çka ju nevojitet – dhe i mbulojnë me krahët e tyre në qiell.
Zoti i Madhëruar e di por prapë i pyet melekët:
– Çka kërkojnë prej Meje?
– Kërkojnë Xhenetin.
– A e kanë parë atë?
– Jo, për Zotin nuk e kanë parë.
– Po sikur ta shihnin?
Sikur ta kishin parë:
– do ta lakmonin më shumë,
– do ta dëshironin më shumë dhe
– do ta kërkonin më shumë.
Zoti në fund thotë:
– Dëshmoj para juve se ua kam falur atyre gabimin.
Njëri nga melekët thotë:
– Në mesin e tyre është një njeri i cili ka ardhur për nevojë tjetër.
Zoti i Madhëruar thotë:
– Ata janë një popull dhe të gjithë janë për një kuvendim.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”