Pastrimi i zemrës së Muhamedit a.s.
Muhamedi a.s. i kishte katër vite.
Luante me fëmijët në shkretëtirë.
Me Muhamedin a.s. ishte edhe e motra e tij nga gjiri Shejma.
Shejma e sheh se Muhamedit a.s. po i ndodhë diçka e çuditshme.
E marrin dy njerëz me rroba të bardha.
E shtrijnë për toke Muhamedin a.s.
Ia hapin kraharorin dhe e operojnë.
Muhamedit a.s. ia nxjerrin një pikë te zezë nga zemra.
Ia pastrojnë zemrën me ujë të xhenetit.
Ia mbushën zemrën me urtësi.
Pastaj dy melekët ia kthejnë zemrën në vendin e vet.
Ia mbyllin kraharorin dhe ia qepin atë.
Pasi ia pastrojnë, e kthejnë Muhamedin a.s. ashtu si kishte qenë me parë.
Melekët ia mbyllin zemrën dhe ia vulosin vulën e pejgamberisë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”