XHINËT DHE MAGJIA
Pyetje: A mund të pengojë xhini njeriun për të kryer marrëdhënie seksuale megruan e tij? Dhe në ato raste a duhet shkuar te falltarët për ta çliruar nyjen e pengesës?
Përgjigjja: Po, e gjithë kjo është e mundur. Magjia është e vërtetë dhe e vërteta exhinëve në ndikimin e një gjëje të tillë është realitet. Allahu i Lartmadhëruar i jep disa veçori dhe specifika, sa që xhinët e llojit më të ulët të jenë të nënshtruar dhe të kontrolluar prej llojit të xhinëve të kategorisë më të lartë. Prej këtyre veçorive është që njeriu ta ketë në përkujdesje atë lloj xhini, ashtu që xhini ka mundësi që kur femra të jetë e bukur, ai të figurohet në trupin e saj si e keqe, e shëmtuar dhe e trishtuar; pra ai bëhet mbulesë e bukurisë së saj dhe shndërrohet në formën më të keqe, sa që bukuria e saj në sy të burrit bëhet si të jetë majmun para tij.
Mund të ndodhë edhe e kundërta, sa që në një grua e zakonshme të shndërrohet e të duket si grua shumë e bukur, e dashur dhe ai ta dojë aq shumë, sa që t’i duket mbretëreshë e bukurisë.
Dhe kështu, kur të martohet një burrë me një grua, ai mund të ndikojë në ftohjen e marrëdhënies seksuale.
Të gjitha këto janë vetëm rrugët se si ndikon dhe si formëson xhini. Unë gjithmonë këshilloj për të mos shkuar te falltarët për t’i çliruar nyjet e magjisë, por, burri le të këndojë te gruaja e tij “Kul huvall- llahun”, “Kul eudhu birabbil felek”, “Kul eudhu birabbin nas”. Kështu, ai sigurohet nga lajka e shejtanit, e largon atë me lejen e Allahut dhe atëherë xhini nuk mund të ndikojë në asgjë të keqe.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”