PASTRIMI I NDËRSJELLTË BASHKËSHORTOR

PASTRIMI I NDËRSJELLTË BASHKËSHORTOR

A lejohet që gruaja ta pastrojë burrin e saj?

Përgjigjja: Ajsha r.a Transmeton se: Është kthyer i dërguari i Allahut s.a.v.s nga një përcjellje kufome, ndërsa kishte kokëdhimbje, e i ka thënë: më dhemb koka. I Dërguari i  Allahut më tha: Po edhe mua po më dhemb koka, por çka mendon sikur ti të vdesësh para meje, e unë të të pastroj, të të mbështjell me kefin, e pastaj të ta fali namazin e xhenazes dhe të të varrosi?!(TRANSMETON AHMEDI)

Hadithi tregon se gruaja e pastron burrin e saj, kur ai vdes, ndërsa analog me këtë edhe e kundërta (burri e pastron gruan). Transmetohet se Esma e ka pastruar Ebu Bekrin, e po ashtu, edhe Fatimja e ka pastruar Aliun. Zoti i pastë nderuar! Kjo është dëshmia se ky është argument unanim (IXHMAI), sepse asnjëri prej sahabëve nuk e ka kundërshtuar veprimin e tyre.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një koment