PROBLEMI MJEKËSOR I MASTURBIMIT (VETËKËNAQËSIA)

PROBLEMI MJEKËSOR I MASTURBIMIT (VETËKËNAQËSIA)

Masturbimi a është hallall apo haram? Dhe vajza apo djali i cili bën një veprim të tillë, a e kaplon sëmundja apo paaftësia, siç thonë disa prej njerëzve, dhe nëse teprohet a është e dëmshme për organizmin, pra për pjesët e tjera të trupit?

Përgjigjja:

Masturbimi është edukatë e keqe, kur të rinjtë dhe të rejat, pra në kohën e pubertetit, e bëjnë një gjë të tillë, për shkak të ndikimit të hormoneve seksuale, të cilat janë tepër aktiv në trupin e njeriut.

Ndoshta dëshira e madhe për seks shtohet për shkak të shtimit të këtyre hormoneve, në njërën anë, dhe ndalesa fetare për lirimin e tyre të paligjshëm e shtyjnë që ato patjetër të lirohen prej vendit të tyre ku tubohen dhe shtohen. Kjo është një gjë që zakonisht përhapet, mirëpo i riu dhe e reja janë tepër nervoz, të ciët e teprojnë në të gjitha lëvizjet e jetës së tyre.

E kemi për detyrë të themi se masturbimi nuk shkakton ndonjë sëmundje në organizëm, por është një traditë e keqe, ves i keq dhe zakonisht paraqitet tek ata të cilët kanë kohë të lirë dhe nuk kanë kurrfarë përgjegjësie në jetë.

Nuk është e vërtetë se masturbimi verbëron njeriun,  apo se e bën njeriun të paaftë. Ky është një hiperbolizim.

Largimi prej një veprimi të tillë bëhet duke e angazhuar me diçka, duke agjëruar, duke lexuar Kur’an, deri sa të plotësohen kushtet e martesës dhe ky është ilaçi natyror i këtij problemi.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s