DRITA E PEJGAMERIT S.A.V.S.

DRITA E PEJGAMERIT S.A.V.S.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Ju ka ardhur juve prej Allahut drita dhe libri i qartë. Në këtë ajet fjala “dritë” a e ka për qëllim Pejgamberin s.a.v.s apo Kur’anin?

Pasi që pjesëza “vav” është lidhëse dhe kjo lidhëse nuk është nënrenditëse, por bashkërenditëse, që do të thotë se mund të ketë kuptim tjetër prej të parës. Nga kjo mund të kuptohet se fjala “dritë” nuk ka për qëllim Kur’anin, i cili përmban programin dhe i cili na nxjerr nga errësira në dritë. Por, Muhamedi a.s. është dritë, ai i cili na ka treguar këtë libër (Kur’anin), e kjo na shpie deri te ajo se Muhamedi a.s. është dritë. Muhamedi a.s. para neve ka qenë materie (trup), e njerëzit nuk e kanë parë si materie ndriçuese, por si njeri të natyrshëm e të zakonshëm në përbërje fiziologjike.

Në shekullin tonë, mendja nuk e pranon këtë mendim tonin. Është e mundur që materia të japë shkëndija të ndriçuara dhe çdo shkëndi kur takohet dhe bashkohet me shkëndija të tjera, formojnë materien.

Nga ky rregull, nga ky rotacion dhe nga kjo renditje kuptohet çështja e këtij lëmi dhe e kësaj shkence, sepse Allahu i ka krijuar çështjet prej drite, e kjo do të thotë se prej shkëndijave dhe rrezatimeve të dritës së Tij ka krijuar materie.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s