SADAKAJA E GRUAS PA LEJEN E BURRIT TË SAJ
Pyetje: Sadakaja prej pasurisë së gruas, pa leje të burrit, a është haram apo hallall?
Përgjigje: Një grua e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s për stolinë e saj, të cilën e ka dhënë sadaka. Ndërsa, Muhamedi a.s. i ka thënë: “Nuk lejohet që gruaja të japë diçka prej pasurisë së saj pa lejen e burrit të saj.”
Në një transmetim tjetër: “Nuk i lejohet gruas asgjë prej pasurisë së saj, pasi që burri i saj e ka në bashkëshortësi dhe e ka në përgjegjësi atë e pasurinë e saj”.(E kanë transmetuar Ehlu-Suneni)
Ibn Maxhe transmeton se gruaja e Keab ibn Malikut ka shkuar te Muhamedi a.s dhe i ka thënë: E kam dhënë sadaka këtë stoli. Ndërsa, Muhamedi a.s i ka thënë: “Nuk i lejohet gruas asgjë prej pasurisë së saj, nëse nuk merr leje prej burrit të saj; dhe a ke marrë leje prej Keabit për këtë”Ajo iu është përgjigjur: “Po”. Pastaj, Muhamedi a.s e ka dërguar një sehabe te Keabi dhe e ka pyetur: “A i ke dhënë leje Hirjetës (gruas tënde) për të dhënë sadaka stolinë e saj?”. Ai është përgjigjur: “Po”. Atëherë Muhamedi a.s e ka pranuar sadakanë e saj.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”