MËKATET E VOGLA DHE MËKATET E MËDHA

MËKATET E VOGLA DHE MËKATET E MËDHA

Kur Allahu i fal mëkatet e të gjithëve në përgjithësi, a do të thotë se falen edhe mëkatet e mëdha apo vetëm mëkatet e vogla?

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Thuaj: O robërit e mi, ju që e keni tepruar në mëkate në dëm të vetvetes suaj, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Vërtet, Allahu i fal gabimet për të gjithë së bashku në përgjithësi”. A ka të bëjë kjo me mëkatet e mëdha, si p.sh. idhujtarinë ose prostitucionin?

Shejh Shaëraviju thotë:

Në ajetin Kur’anor: “Vërtet, Allahu i fal gabimet për të gjithë së bashku në përgjithësi” nuk përfshihet idhujtaria, sepse idhujtaria nuk është mëkat; kjo për arsye se mëkat quhet kur ti të veprosh diçka që është rregull në besimin tënd; nëse e vepron, dënohesh. Ndërsa, sa i përket idhujtarisë, ajo është tradhti e madhe. Argument për këtë është ajeti tjetër: “Vërtet, Allahu nuk fal kur t’i bëhet idhujtari dhe i bëhet ortak atij; përpos kësaj, i fal kujt të dojë.”

Idhujtarinë nuk e quajmë mëkat, sepse është më e madhe se sa mëkati; sepse mëkati është që ta pranosh planprogramin, pra besimin, mirëpo e ke kundërshtuar këtë program kur të është thënë: ”Vepro këtë dhe këtë”, pra mosveprimi i kësaj apo i asaj është mëkat. Por, kjo vjen në pyetje kur njeriu nuk e beson planprogramin në tërësi. Pra, mosbesimi i planprogramit në tërësi nuk bën pjesë në brendi të mëkateve. Për këtë arsye të gjithë komentuesit kur ta interpretojnë pjesën e ajetit “Vërtet Allahu i fal të gjitha gabimet në tërësi për të gjithë juve, përpos idhujtarinë”, duke e përfshirë idhujtarinë në listën e mëkateve “pse”; vërtetë, Allahu nuk fal, nëse i bëhet idhujtari Atij dhe i fal përpos kësaj atij që dëshiron Ai. Faljen e mëkatit Zoti i Lartmadhëruar a e ka renditur vetëm me dëshirën e Tij, apo vetëm është renditje në ajet? Është thënë se “Vërtet, Allahu i fal gabimet në përgjithësi”. Mirëpo, çka ka thënë Zoti i Lartmadhëruar në ajetin tjetër: “Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij”, pra, për të mos menduar se ju falen gabimet në tërësi nëse nuk bëhet dorëzimi dhe kthimi te Ai: Zoti i Lartmadhëruar veç ka thënë në ajetet: Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe ë kam qenë prej atyre që talleshin!”  (EZ-ZUMER 54-56).

Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i fal mëkatet, gabimet e të gjithëve”, mirëpo, pas kësaj thotë: “Kthehuni te Zoti juaj nëse kthimi do të thotë pendim”, atëherë pendimi nevojitet para kthimit. Nëse nuk pendohet dhe nuk kthehet, atëherë Allahu nuk i fal atij, sepse ka thënë: “Dhe kthehuni te Zoti juaj”. Njeriu, pra, nuk duhet ta marrë vetëm pjesën e jashtme të ajetit, sepse ajeti fillon. “O ju, robër të Allahut, të cilët e keni tepruar, i keni tejkaluar kufijtë”, pra nuk tregon ajeti nëse mëkat është çështja, së cilës nuk mund t’i iket në tërësi, mirëpo pendimi ta shlyen mëkatin, e të mirat e shndërrojnë të keqen në të mirë. Ndërsa, deri sa njeriu i tejkalon kufijtë e mëkateve dhe pas kësaj nuk pendohet, nuk bën të mira, për t’i shndërruar të këqijat në të mira dhe angazhohet e nuk kthehet në besimin e Allahut. Kjo nuk lejohet në Islam.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s