Qeni i etur
Një njeri duke udhëtuar në një rrugë.
E kaplon një etje e madhe.
E gjen një pus.
Zbret në të dhe pi ujë.
Pastaj del nga pusi.
E has një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, që ha baltë nga etja.
Njeriu thotë:
– Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më parë.
Pastaj njeriu zbret në pus.
E mbush këpucën e vet me ujë.
Pastaj e kap me gojë derisa ngjitet lart dhe i jep të pijë qenit.
Allahu për këtë e shpërblen dhe ia fal mëkatet.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”