KU TË TË KËRKOJ NË DITËN E KIAMETIT?

KU TË TË KËRKOJ NË DITËN E KIAMETIT?

Pyetje: Është e vërtetë se Muhamedi s.a.v.s. do të ndërmjetësojë umetin e tij në ditën e kiametit. Kjo është specifikë prej specifikave të Muhamedit a.s., me të cilën e ka dalluar prej të gjithë pejgamberëve. Cilat janë vendet ku saktësisht mund të takohet Muhamedi në ditën e kiametit?

Përgjigje: Enesi r.a. ka kërkuar prej Muhamedit a.s që të ndërmjetësojë për të (në ditën e kiametit). Muhamedi a.s. i ka thënë: Po, unë do të ndërmjetësojë. Pastaj Enesi i ka thënë: Po ku të të kërkoj ty në ditën e kiametit?

Është përgjigjur: Më kërko në rend të parë në sirat (urën e xhehnemit). Po nëse nuk mund të takoj në sirat?

Është përgjigjur: Atëherë do të jem në Mizan (peshojë). Po nëse nuk të gjej te Mizani?

Është përgjigjur:Unë jam te bahçja ime. Në ditën e kiametit nuk do të jem në ndonjë vend tjetër përpos këtyre tre vendeve.(AHMEDI)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një koment