DOMOSDOSHMËRIA E BARAZISË NË MES FËMIJËVE
Prindi i tri vajzave nuk ka djalë për t’i takuar pjesa e trashëgimisë. Ai ka një pagë nga e cila pagë deponon në Bankën Islame, p.sh. në Bankën Fejsul, për t’ua shpërndarë vajzave në mënyrë proporcionale. A është e lejuar kjo me sheriatin Islam?
Përgjigje: Prindi ka të drejtë dhe liri që të dhurojë gjatë jetës së tij sa të dojë. Për këtë çështje janë pajtuar të gjithë derisa ndarja bëhet në mënyrë proporcionale dhe nuk është haram. Haram është vetëm atëherë kur dallohet njëri fëmijë prej tjetrit ose njëri fëmijë prej të tjerëve. Niemam bin Beshirë ka shkuar te i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe i ka thënë: O i Dërguari i Allahut, u kam dhënë djemve të Nëumaniut kaq e kaq. Muhamedi a.s. i ka thënë: A ju ke dhënë fëmijëve njësoj sa i ke dhënë Nëumanit? Ai i thotë: “Jo”. Muhamedi a.s. i thotë: Le të dëshmojë për këtë ndokush tjetër, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi.
Sa i përket shumës së caktuar për dhuratë vajzave, le të jetë ajo aq sa u nevojitet atyre për përgatitjen e martesës, e jo tërë pasurinë, të cilën e posedon ose e deponon, sepse kjo do të thotë zvogëlim i trashëgimisë pas vdekjes së prindit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”