Nëna

Nëna

Dy gra (kunata) me fëmijët e tyre dalin në natyrë.

Aty një ujk e han njërin fëmijë.

Pastaj këto dy gra ngatërrohen në mes vete për fëmijën e mbetur, secila nga ato thoshte se fëmija i mbetur është fëmija i saj.

Shkojnë për t’u gjykuar te Davudi a.s.

Davudi a.s. gjykon që fëmija t’i takojë kunatës së madhe.

Ata prapë nuk pajtohen mes vete.

Shkojnë për t’u gjykuar te Sulejmani a.s.

Sulejmani a.s. u thotë:

– Më sillni një thikë që ta pres fëmijën për gjysmë dhe secilës prej jush t’jua jap nga një pjesë.

Kunata e vogël thotë:

– Po dëshiron ta presësh, o i Dërguar i Allahut?!

Sulejmani a.s. thotë:

– Po.

Atëherë i thotë (kunata e vogël):

– Mos e bëj këtë, sepse pjesën time do t’ia jap kunatës së madhe.

Atëherë Sulejmani a.s. i thotë:

– Merre se ky fëmijë është i yti.

Sulejmani a.s. e dinte se vetëm nëna e vërtetë pranon t’ia japë fëmijën tjetër kujt në mënyrë që fëmija të jetojë.

Prandaj Sulejmani gjykoi në dobi të saj.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s