DALLIMI I DISA SUREVE DHE I AJETEVE PREJ DISA SUREVE DHE AJETEVE TË TJERA NË KUR’AN

DALLIMI I DISA SUREVE DHE I AJETEVE PREJ DISA SUREVE DHE AJETEVE TË TJERA NË KUR’AN

Pyetje: A ka në Kur’an ajet, i cili është më i vlefshëm se ajetet tjera, dhe sure, e cila është më e vlefshme se suret tjera?

Përgjigjja: Nuk thuhet ajete më të vlefshme se ajetet tjera, sepse çdo ajet është fjalë e Zotit, mirëpo secili ajet në vendin e vet është dobi. P.sh. nuk thuhet për barin (ilaçin) e përbërë prej bimëve të shumënumërta dhe elementeve të ndryshme kimike të shumta, se ky element është më i mirë se ai element, sepse secili element në vetvete kryen detyrën e tij, që është i dobishëm dhe që i ndihmon shërimit e shëndetit.

Mirëpo, ajetet e Kur’anit në raste të veçanta kryejnë detyra të veçanta në Kur’anin, i cili përbëhet prej ajeteve. Secili ajet e ka vlerën e vet, sepse ai aty shëron plagën. Pra, ai ajet me fashën (lidhjen e tij) është dobi dhe ne nuk themi se ky ajet është më i mirë se ajeti tjetër, për arsye se ajeti tjetër ka hapësirë tjetër ku sjell dobi.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s