Gjykimi i drejtë

Gjykimi i drejtë

Një njeri e bleu nga njëri një pronë të tokës.

Në atë pronë, më vonë gjen një qese me ari.

Shkon e i thotë pronarit të mëhershëm:

– Merre arin, se unë nga ti kam blerë tokën, e jo arin.

Pronari i tokës i thotë:

– Unë ta kam shitur tokën me tërë atë që është në të.

Shkuan te një njeri, gjykatës, për të gjykuar mes tyre.

Gjykatësi i tyre u thotë:

– A keni fëmijë?

Njëri thotë:

– Kam një djalë.

Tjetri thotë:

– Kam një vajzë.

Atëherë gjykatësi u thotë:

– Martoni fëmijët tuaj mes veti, pra djalin me vajzën,

dhe arin le ta trashëgojnë ata.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje